Parandalohet krimi në familje/ Kanoste bashkëshorten dhe djalin se do t’i vriste, vihet në pranga 48-vjeçari në Tiranë (EMRI)

0

TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se kanoste bashkëshorten dhe djalin se do t’i vriste. Në pranga është vënë shtetasi Elvis Bana.

Sipas informacioneve policore, policia është njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një person po kanoste familjarët e tij për jetën, me hanxhar.

Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes policia ka vënë në pranga 48-vjeçarin dhe ka sekuestruar mjetin prerës që mbante në dorë. Nga verifikimet ka rezultuar se Bana ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.