Paraqitja e 100-të me Cittadellan, Elhan Kastrati shprehet entuziast: Jam i lumtur për këtë moment historik

0

Elhan Kastrati, portieri i Cittadella, ka rrëfyer për të përditshmen italiane “Il Gazzettino” përshtypjet e para për sezonin e ri në Serie B. Kastrati këto ditë ka qenë i grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet eleminatore të kombëtares sonë ndaj Çekisë dhe Polonisë.

Këtë fundjavë do të jetë paraqitja e 100-të e tij me fanellën e Cittadella-s, që kur u transferua tre vjet më parë nga Trapani. Kjo do të jetë një ndeshje edhe më speciale pasi përballë do të jetë një emër si Sampdoria.

“Mezi pres të rifilloj stërvitjen me Cittadella-n, sepse na pret një ndeshje e vështirë jashtë fushe”, u shpreh portieri.

“Duhet të përgatitemi për ndeshjen në Genoa për të vazhduar rrugën e ndjekur këto 4 ndeshje të para, ku arritëm të luajmë një futboll të mirë. Kundër Sampdorias do të jetë një sfidë ndryshe nga ajo e “Marassit” vitin e shkuar. Megjithatë ne shikojmë përpara dhe shpresoj për një paraqitje të mirë unë dhe i gjithë ekipi.

100 prezenca me fanellën e Cittadella-s? Jam krenar dhe shumë i lumtur që kam arritur në këtë moment historik dhe e arrij për herë të parë këtë me një klub, kjo do të thotë që Cittadella më ka ofruar mundësinë për të demonstruar aftësitë e mia në një kompeticion të rëndësishëm. Tre vjet më parë kur erdha nga Trapani nuk e imagjinoja që do të arrija të luaja 100 ndeshje, nuk isha i sigurtë as për formacionin, të cilin dalëngadalë e fitova në sytë e trajnerit,” u shpreh gardiani kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu