Parashikimi i motit, priten reshje shiu, por s’do mungojë as dielli

0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas SHMU, në të gjithë zonën e Mesdheut do të ketë mot të paqëndrueshëm, që do të prekë ehe vendin tonë.

Sot, moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Gjithashtu në orët e drekës dhe pasdites lokalisht nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Era nga kuadrati i jugut do të fryjë mesatare në bregdet deri ditën e enjte, ndërsa pritet edhe një rënie temperaturash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu