FRANCE – Pasi mundësi uzbek Jazambek Jamalov, shkoi për në finale, mundësit tone kuqezi Çerman Valiev iu rikthye opsioni për të luftuar në ring për medaljen e bronztë në peshën deri 74 kg.
Kështu pengesa e parë në këtë rrugëtim për Çermen Valiev do të ishte mundësi netral Mahamedkhabib Kadzimahamedau, të cilin mundësi ynë e fitoi me rezultatin 12-2.
Tani, pasi mundësi ynë Çermen Valiev kaloi “pengesën” e parë do t’i duhet të masi forcat me mundësin Viktor Rasadin nga Taxhikistani, për të marrë medaljen e bronztë, e cila do të ishte e para për Shqipërinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet në orën 18:00.