Partia Demokratike nuk humb kohë, mbledh kryesinë menjëherë pas takimit Paloka-Bardhi

0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se po bëjnë përpjekje për transformimin e jetës politike në Shqipëri, ndërsa kërkoi reagim të fuqishëm qytetar kundër qeverisë.

Berisha: Përpjekjet për të transformimin e jetës së Partisë Demokratike. Në diktaturë ne votonin, por votën e merrnin në dorë patrinazhistët. Beteja për votën e PD dhe opozitës shqiptare, në të gjitha aspektet janë një betejë për idealët e PD, është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Dua tu informoj se, janë zhvilluar dhe po zhvillohen takime me aleatët tanë, kanë sugjerime, të drejta, kanë propozime të arsyeshme dhe theksoj se këtu të mirëpritet të gjitha sugjerimet e tyre dhe kandidaturat. Mirëpriten kandidatura nga shoqëria civile dhe bota akademike. Hapim një garë të paparë në historinë e këtij vendi dhe duhet të bëjmë gjithçka për këtë garë. Ju ftoj ju, kryetarët e grupeve të punës, të bëhen të gjithë promovimi tek anëtarësia jonë dhe qytetarët shqiptarë të këtij procesi, një hap i rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë dhe normaleve të saj në Shqipëri.

Ne jemi sot në një situatë kritike, kërkon angazhim të fuqishëm në procesin e primareve, por kërkon një përpjekje po kaq të fuqishme për t’iu përgjigjur thirrjeve të qindra-mijërave, zemrave dhe mendjeve të revoltuar të shqiptarëve për organizmin e protestave të fuqishme në mbarë vendin. Unë mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë, që nuk kanë mirëpritur shtyrjen e protestave dhe mezi presin të fillojë protesta dhe e shohin atë si domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie nuk njeh ligj, norma as standard.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu