Partia Demokratike zhvillon zgjedhje për kryetar në 5 degë të vendit (Detaje)

0

Ditën e sotme, partia Demokratike zhvillon zgjedhje për kryetar në 5 degë të vendit, sipas parimit “një anëtar, një votë”. Konkretisht po mbahen votime për zgjedhjen e krerëve të: degës Krujë, Belsh, Maliq, njësisë 14 në Tiranë dhe Vorë.

Pavarësisht thirrjeve nga grupimi tjetër i PD, Komisioni i Rithemelimit, nuk ka ndaluar procesin për zgjedhjen e kreytarëve tëdegëve, duke deklaruar më herët se në votime kishin marrë pjesë edhe mëshumë persona sesa nëreferendumin për shkarkimin e Bashës.

Njoftimi i Plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot, dt 24 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 5 degë.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë në tabelën bashkëngjitur.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu