Partizani-Erzeni/ Dueli i fundit për vitin 2023, publikohen formacionet zyrtare

0

Ndryshe nga çfarë ka ndodhur më parë, Partizani ka vendosur ta luajë ndeshjen e fundit të vitit, atë ndaj Erzenit, në “Air Albania”.

Kjo përballje do të jetë edhe e fundit e Superiores për vitin kalendarik 2023, teksa të dy ekipet do të kërkojnë ta mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Të kuqtë e Abilaliajt vijnë në këtë duel pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që Erzeni barazoi pa gola ndaj Teutës.
Të dy trajnerët kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë të mundshëm që kanë në dispozicion.

Formacionet zyrtare

Partizani: Qirko, Janjeva, Sota, Hadroj, Mehmeti, Murataj, Maget, Taipi, Rrapaj, Cara, Bitsuka

Trajner: A. Abilaliaj

Erzeni: Hasanbelli, Atanda, Sadiki, Peposhi, Osmanllari, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Maliqi, Zeka, Mihana

Trajner: A. Deliallisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu