ELBASAN – Partizani ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e vlefshme për vendet 3-4 të “Final Four”.
Kjo fitore i jep “Demave të kuq” përfundimisht vendin e 3-të në renditjen e Superiores. Nga ana tjetër, dinamovitët pozicionohen në vendin e katërt.
Sfida për Dinamon nisi mirë, të cilët kaluan në avantazh falë golit të Dejvi Bregut (16’). Megjithatë, Partizani arriti të barazojë shifrat në të parën me Malajn (37’), teksa në pjesën e dytë, “Demat” përmbysën gjithçka me Guxhufin (46’).