Partizani është kualifikuar për në turin e dytë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Shqipëri, kryeqytetasit fituan 1-2 në Maltë, ndaj Marsaxlokk.
Të kuqtë treguan shumë dëshirë në pjesën e parë, duke dominuar totalisht dhe duke zhvendosur kundërshtarin në gjysmëfushën e vet. Në minutën e 27-të, asist perfekt i Rrapajt për Bintsoukan, i cili gjuajti mirë, por vetëm traversa e ndali. Ekipi i Shehit shtoi presionin, Rrapaj “flirtoi” me golin pak më vonë, teksa provoi të zgjidhë vetë ndeshjen, me një goditje nga distanca.