Pas 2 vitesh në postin e trajnerit, Teuta ndërpret kontratën me Edi Martinin si pasojë e rezultateve të dobëta së fundmi

0

Njoftimi i Plotë:

Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Edi Martini. 👉🏻 Karriera e Edi Martinit si trajner tek Teuta filloi në 15 dhjetor te vitin 2019, kur ai zëvendësoi Bledi Shkembin me një kontratë dy vjecare, kur ai ishte 44-vjeçar. Në vitin e tij të parë, shkodrani udhëhoqi Teuten për të fituar trofetë e Kupës së Shqipëris dhe Super Kupës, dhe gjithashtu kaloj një tur në Uefa Europa League duke mundur Beitar Jerusalem. Në sezonin që u mbyll në Durrës, Martini udhëhoqi ekipin e tij për të siguruar titullin e 2-të kampion në sezonin 2020/2021. Martini e nisi sezoni e ri duke kalur një turë Uefa Conference League por fitoj dhe Super Kupën e Shqipëris ndaj Vllaznis, por me ecurin jo të mirë gjatë 10-të javëve të para Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Martini kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Edi Martini për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen! ©KF Teuta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu