Duke mposhtur 4-0 Xhamajkën në orët e fundit të kësaj të diele, përballë më shumë se 30,000 tifozëve në Toronto, Kanadaja u bë vendi i njëzetë i kualifikuar për në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Larin hapi rezultatin (13’), përpara se Buchanan (44’) dhe Hoilett (82’) të garantonin fitoren, që do të vulosej nga goli Mariappa (88’).
Pas humbjes së tyre të enjten e kaluar kundër Kosta Rikës (0-1) , kanadezët reaguan mirë për të jetuar një moment historik: do të jetë vetëm pjesëmarrja e tyre e dytë në Kupën e Botës, tridhjetë e gjashtë vjet pas të parës, në Meksikë. Në pamundësi për të shënuar qoftë edhe një gol, kanadezët asokohe i humbën tre ndeshjet e tyre atje.
Ndiqni gëzimin e kualifikimit të kanadezit të Alphonso Davies të Bayern Munich, i cili për shkaqe shendetësore mungoi në këtë takim…