Pas 8 orësh, mbyllen punimet e Kongresit të Partisë Socialiste

0

Pas 8 orëve, kanë përfunduar punimet e Kongresit të Partisë Socialiste.

Kongresi nisi që prej orës 9:30 të mëngjesit me 5 panelet ndërsa faza e dytë nisi me fjalën e Sekretari të Përgjithshëm të PS, Damian

Gjiknuri dhe më pas vijoi me atë të kryeministrit Edi Rama.

Në një fjalim më shumë se një orë, Rama bëri një bilanc të qeverisë së tij, duke u ndalur te tërmeti, pandemia por edhe te kriza ekonomike në vend.

Megjithatë Rama nuk la pa sulmuar edhe opozitën, për të cilën tha se duhet të kishte shkuar në djall kohë më parë.

Po ashtu në Kongres u votua për ndryshimet në statut ndërsa u shkarkuan 61 krerët e PS në rrethe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu