Pas akuzave për plagjiaturë, reagon Evis Kushi: Do të nderoj Elbasanin, PS dhe kryeministrin

0

 

Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit, pas dorëheqjes së Besa Shahinit. Pas prezantimit të Kushit nga kryeministri Rama si ministre e re, ne media kanë qarkulluar lajme se Kushi ka plagjiaturë në doktoraturë.

Lidhur me këto akuza ka reaguar vetë Kushi. Në një postim në rrjetet sociale ajo shprehet se do të dalë faqebardhë dhe do të nderojë Elbasanin, qytetin e saj, Partinë Socialiste dhe kryeministrin.

“Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit”, shprehet Kushi mes të tjerash.

LEXO EDHE: Nga pedagoge u zgjodh deputete 2 mandate! Profili i ministres së re të Arsimit, Evis Kushi

Deklarata nga Evis Kushi:

Të dashur miq,

Ju falenderoj pa masë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme. Kur mora doktoraturën në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan. Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë. Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.

Faleminderit shumë edhe njëherë të gjithëve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu