Pas bombardimeve të Rusisë, Zelensky kërkon takim urgjent të G7-ës

0

Grupi i kombeve G7 do të mbajë një takim urgjent përmes videokonferencës të martën, konfirmoi zyra e kancelarit gjerman Olaf Scholz për CNN. Scholz është presidenti aktual i G7 nën udhëheqjen e tij të rradhës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai do të flasë në takim. “Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet terroriste nga Federata Ruse”, tha ai në Twitter.

G7 përbëhet nga shtatë liderët nga disa prej ekonomive më të mëdha në botë: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Rusia u pezullua për një kohë të pacaktuar nga grupi atëherë G8 në 2014 pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu