Pas bullizimit ndaj tij, Dafina Zeqiri “djeg” vallen e Rugovës me “profesorin e Tik-Tok-ut”, video bën xhiron e rrjetit

0

Profesori i Biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili nëpërmjet të videove të publikuara në rrjetin e tij social në Tik Tok duke shprehur pasionin e tij për vallëzimin, u bë viral madje u bullizua pafund.

Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri, i ka kërkuar një vallëzim profesorit nga Vushtria, Lulzim Pacit, i cili u bë i njohur në rrjet pasi publikimit të disa videove, ku madje edhe u bullizua.

Artistja është solidarizuar me të, pas ofendimeve që mori në rrjetet sociale dhe ka vendosur të kërcejnë së bashku.

Këtë moment shumë të bukur, Dafina e ka ndarë edhe me fansat, teksa shfaqet duke kërcyer vallen tradicionale të Rugovës.

Ndërkohë, video është bërë virale në rrjet, duke u pëlqyer nga të gjithë.

“Me profen”, ka shkruar ajo Dafina, krahas kërcimit surprizues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu