Pas deklaratës së Brooklyn, familja Beckham fotografohet e bashkuar në Paris

0

HOLLYWOOD- Familja Beckham ka bërë daljen e saj të parë të përbashkët publike që kur një postim në Instagram nga djali i tyre i madh, Brooklyn Beckham konfirmoi një përçarje në familje. Një javë më parë Brooklyn tha në një deklaratë se, nuk kishte dëshirë të pajtohej me familjen e tij dhe akuzoi prindërit e tij se e kishin sulmuar atë dhe gruan e tij në shtyp.

Gjatë një paraqitjeje në Javën e Modës Haute Couture në Paris, David dhe Victoria Beckham u shoqëruan nga tre nga katër fëmijët e tyre, Romeo, Cruz dhe Harper. Kjo dalje vjen si rezultat nga Lady Beckham pasi mori një vlerësim të ri duke u bërë Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave.

“Jam shumë e nderuar që më shpallin Chevalière de l’Ordre des Arts et des Lettres nga Ministria Franceze e Kulturës. Gjithmonë e kam admiruar thellësisht estetikën franceze dhe seriozitetin me të cilin ajo e trajton modën si një formë arti. Pra, të njihesh këtu dhe të përqafosh në këtë mënyrë është një privilegj i thellë – një privilegj që pasqyron dekada angazhimi dhe përkushtimi. Falënderimet e mia të sinqerta për Ministren Franceze të Kulturës, Rachida Dati, për këtë nder.Faleminderit gjithashtu partnerëve të biznesit që besuan tek unë, familja ime dhe veçanërisht Davidi, bashkëshorti im dhe investitori fillestar. Nuk mund të jem më mirënjohëse, ti je gjithçka për mua.”, shkruan Victoria në Instagram.

BBC shkruan se, ky çmim jepet nga Ministria Franceze e Kulturës dhe njeh kontributet individuale të artistëve, shkrimtarëve dhe figurave kulturore në art dhe letërsi. Më parë u është dhënë aktoreve Zoe Saldaña dhe Selena Gomez, regjisorit Denis Villeneuve dhe aktorit Jude Law, ndër të tjerë.

Edhe pse kjo është paraqitja e parë e familjes Beckham si familje që nga deklarata e Brooklyn në Instagram, disa prej tyre janë fotografuar individualisht ditët e fundit. Brooklyn, fëmija më i madh i familjes Beckham, pretendoi se prindërit e tij u përpoqën pafundësisht t’i shkatërronin marrëdhënien dhe akuzoi nënën e tij, Victorian, se kishte rrëmbyer vallëzimin e tyre të parë të dasmës. Familja Beckham nuk ka komentuar për këtë debat, por Sir David, duke folur përgjithësisht për mediat sociale në Davos të martën, tha se fëmijëve u lejohet të bëjnë gabime