Pas dorëheqjes së Frost, Liz Truss është ministrja e re e Brexit

0

Liz Truss është ministrja e re e Brexit, pas dorëheqjes së David Frost. BBC shkruan se Truss është sekretarja e jashtme, ministrja për gratë dhe barazitë, dhe tani negociatorja kryesore me BE-në për Protokollin e Irlandës së Veriut.

Liz Truss do të marrë përgjegjësinë ministrore për marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Europian dhe do të udhëheqë negociatat në vazhdim për të zgjidhur problemet që dalin nga zbatimi i Protokollit të Irlandës së Veriut“,- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Boris Johnson.

David Frost paraqiti dorëheqjen duke përmendur si arsye kufizimet e vendosura për pandeminë dhe drejtimin e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu