Ditën e sotme do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në qytetin e Kuçovës, teksa vetëm pak ditë më parë u montuan edhe 3 dronët e armatosur të blerë në Turqi.
Gjatë programit të ngjeshur të inagurimit, pjesëmarrës do të jenë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj, ndërkohë që do të jenë edhe përfaqësuesit e aleancës së NATO-s.
Në përfundim të ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.