Pas eliminimit nga Championsi, Barcelona merr një tjetër lajm të keq

0

Barcelona do të jetë pa shërbimet e Ansu Fati edhe në fund të vitit.

Lojtari spanjoll i cili shihet si figura më premtuese aktualisht te Barcelona, Ansu Fati, nuk do të jetë i disponueshëm deri vitin tjetër kalendarik. Fati ka pësuar një lëndim dhe po qëndron jashtë fushave, por fillim-viti i 2022 do të jetë pika kthyese për lojtarin e talentuar. Fati pritet të kthehet në ndeshjen e 2 janarit, të cilën Barcelona e luan kundër Mallorca.

Rikthimi i Fati në janar pritet të jetë shtysë e madhe për Xavi Hernandez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu