Pas fjalëve se janë ndarë/ Donaldi i bën një super surprizë Triksës para qindra njerëzve (video)

0

Donald Veshaj ka nisur të shijojë jetë e natës menjëherë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në një klub nate.

Donaldi së bashku me vëllanë binjak, Romeon dhe disa miq të tij. Aty kanë qenë gjithashtu edhe disa ish-banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që është vënë re mungesa e Beatrix Ramosajt.

Por nga postimet në rrjetet sociale, vihet re se aktori i humorit është siguruar që ta kujtonte atë para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer.

Performanca e tyre u mbyll me këngën “Nën një portokalle”, e cila u mor si një dedikim për Beatrixën. Kjo për shkak se ata janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” me këtë këngë në sfond.

Donaldi e Trixa nuk janë parë me njëri-tjetrin pas daljes nga Big Brother. Ata nuk duket se janë shumë të afërt, pasi ende nuk kanë një postim me njëri-tjetrin.

Mbetet për t’u parë se cfarë do të ndodhë, pasi do të ketë dhe 3 post Big Brother, ku do të ketë shumë për të folur për të gjitha ngjarjet qëjanë zhvilluar aty. SHIKO VIDEON

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu