Në orën 18:00 të ditës së sotme, pritet që të mblidhet kryesia e grupit parlament e Partisë Demokratike.
Sipas burimeve të Ora News, pritet që të ketë edhe një prononcim të kryedemokratit Lulzim Basha.
Një lëvizje e tillë vjen pak orë pas “Foltores” së Berishës me të rinjtë në kryeqytet, nga ku hodhi akuza ndaj Bashës.
Berisha ishte ne krah edhe të kreut aktual të FRPD-së, Belind Këlliçi, duke u shprehur se 2017 kishte frikë nga Belindi se mos po i zinte vendin dhe se ka frikë nga demokratët.