Pas garës zhgënjyese, Lewis Hamilton sfidon ajrin

0

Pas garës zhgënjyese në Monaco, Lewis Hamilton kaloi një fundjavë plot adrenalinë.

36-vjeçari i cili e ka treguar edhe më herët pasionin e tij për sportet ekstreme është hedhur me parashutë nga një avion, duke demostruar një seri manovrash përpara se të ulej në tokë.

“Unë kam mësuar të hidhem me parashutë gjatë dy viteve të fundit dhe është një nga gjërat e mia të preferuara për të bërë në kohën time të lirë”, shkroi kampioni në Instagram.

Ndërkaq, Hamilton mund të bëhet kampioni i parë që ka fituar tetë herë Formula 1, duke tejkaluar edhe Michael Schumacher.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu