Pas Gjermanisë edhe Franca ‘ndëshkon’ oligarkët rus! Sekuestron jahtin e aleatit të Putin

0

Autoritetet franceze konfiskuan një jaht në pronësi të Igor Sechin, shefit ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft.

“Faleminderit doganierëve francezë që po zbatojnë sanksionet e Bashkimit Evropian kundër atyre që janë afër qeverisë ruse”, tha në një postim në Twitter ministri francez i financave Bruno Le Maire.

Jahti, i quajtur “Amore Vero” që do të thotë “Dashuri e vërtetë” në italisht – mbërriti në portin mesdhetar të La Ciotat më 3 janar. Ai ishte planifikuar të largohej nga porti më 1 prill.

Le Maire njoftoi se Franca ka ngritur një grup pune për të vlerësuar asetet financiare dhe mallrat luksoze në pronësi të personaliteteve ruse të shënjestruara nga sanksionet e BE-së.