Pas gjyqit për pronën, plas sherri mes palëve, rrihet avokati në Fier!

0

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra tjetrën, duke përfunduar në sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.

Identiteti i këtij të fundit nuk bëhet I ditur, ndërsa mësohet se nuk është pjesë e dhomës së avokatisë fier, por nga Tirana. Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 4 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu