Pas incidenteve të dhunshme, Lyon vendos: “Nuk do të ketë tifozë në transferta!”

0

Vendi është ende i mërzitur nga dhuna në botën e futbollit, pas shishes së hedhur ndaj Dimitri Payet, ka ardhur një tjetër episod i keq. Një seri përplasjesh mes tifozëve çoi në pezullimin e ndeshjes së kupës së Francës, midis Lyon dhe Paris Nisur nga fenomeni, Federata Franceze e Futbollit dhe vetë klubet u detyruan të marrin masa drastike.

“Duhet të dimë kush janë dhe nga vijnë këta të çmendur”,- gjëmonte kryetari i federates, Noël Le Graët. Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe Lyon, i cili në një deklaratë për shtyp, të publikuar në mediat e saj, “dënon me vendosmërinë maksimale” incidentet e rënda në stadiumin “Charlety”.

Në të ardhmen e afërt, klubi ka miratuar një masë paraprake, që konsiston në pezullimin e të gjitha udhëtimeve të organizuara për tifozët. “Deri në njoftimin e mëtejshëm dhe derisa të hidhet dritë mbi identifikimin e fajtorëve, Olympique Lyonnais vendos të ndalojë grupet e tifozëve për ndeshjet jashtë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu