Pas mbarimit të “Big Brother VIP”, Efi për disa muaj u zhduk nga ekrani duke preferuar të qëndronte larg dritave të televizionit. E ftuar në “Më lër të flas” së fundmi ajo tregoi se këtë periudhë e përdori për të reflektuar. Por tani Efi është rikthyer e madje është pajtuar edhe me Kiarën.
Efi e uroi ish-mikeshën e saj duke i komentuar në postimin ku Kiara konfirmonte pritjen e ëmbël.
Pas Kiarës, Efi duket se ka rregulluar marrëdhëniet edhe me një banore tjetër. Bëhet fjalë për Jorin, me të cilën është parë duke darkuar. Vajzat prej kohësh nuk ishin parë bashkë duke nxitur aludime se nuk i flasin njëra-tjetrës, por kjo foto tregon se marrëdhënia e tyre është mëse në rregull.