“Pas Kupës së Botës, shumë gjëra do të ndryshojnë”, deklarata e Messit shkakton bujë në rrjet, interpretime të ndryshme

0

Argjentina, tashmë e kualifikuar për në Botërorin e Katarit, mundi Venezuelën në Bombonera dhe një nga tre golat e përfaqësueses argjentinase u shënua nga Lionel Messi. E ardhmja e tij, si për klubin me të cilin do ta mbyllë karrierën (flitet për një rikthim të bujshëm në Barcelonë në fund të sezonit), ashtu edhe për kombëtaren, është e gjitha për t’u deshifruar.

Megjithatë, ka më shumë se një të dhënë që sugjeron se argjentinasi mund t’i japë fund përvojës shumëvjeçare me fanellën e Argjentinës në fund të Botërorit të ardhshëm.

Pas ndeshjes, në fakt ai la të kuptohet se diçka në marrëdhënien e tij me kombëtaren është e destinuar të ndryshojë: ‘Nuk e di se çfarë do të bëj pas Botërorit. Unë jam duke menduar për atë që do të vijë, do të më duhet të rivlerësoj shumë gjëra pas Katarit. Nuk e di nëse do të vazhdoj me Argjentinën.

Për momentin po mendoj se çfarë do të vijë më pas, mendoj vetëm të përballem me Ekuadorin dhe më pas ndeshjet përgatitore për Botërorin e planifikuar në qershor dhe shtator. Shpresoj që të shkojnë në mënyrën më të mirë. Shumë gjëra me siguri do të ndryshojnë pas Kupës së Botës. Unë kam qenë i lumtur këtu për një kohë, që para se të fitoja Kupën e Amerikës. Unë jam mirënjohës për gjithë këtë’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu