Pas lamtumirës, 100 mln. paund që “Mbreti” Tyson Fury të rikthehet në ring!

0

Tyson Fury vërtetoi edhe një herë se është “Mbreti” në ring, mposhti me “KO” Dillian Whyte përpara 94 mijë tifozëve në “Wembley” dhe menjëherë, ende pa iu tharë mirë djersa, njoftoi fansat e tij se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në ring, duke vendosur të tërhiqej si kampion për t’iu dedikuar familjes së tij.

Pavarësisht këtij fakti, në sport kurrë mos thuaj kurrë, për më tepër kur në pjatë janë shifra të frikshme.

Këtë fakt, edhe pse jo me shumë qejf, e pranoi edhe gruaja e tij, Paris, e cila la të kuptohet se Fury mund të tundohet nga ideja për t’u rikthyer edhe një herë në ring.

Sipas ekspertëve të boksit, Tyson Fury mund të rikthehet edhe një herë në ring për një shifër rekord, 100 milionë paund, një fitim i jashtëzakonshëm që pa diskutim do të tundonte edhe Tyson Fury.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu