Edhe pse ka kaluar kohë që nga përfundimi i sezonit të dytë i “Për’puthen” dhe nga buja që ai shkaktoi në program, Andi Shehi vazhdon ende të tërheqë vëmendje përsa i përket jetës së tij sentimentale.
Pas ndarjes së bujshme nga Melisa Lleshi, Andi vendosi të tërhiqet për disa kohë nga rrjetet sociale dhe intervistat televizive.
Në intervistën e fundit, ai tregoi se është në një lidhje të re mirëpo preferoi mos të japë asnjë detaj.
Sakaq në natën e ndërrimit të viteve, Andi ndau foton e parë me partneren aktuale, edhe pse sërish vendosi të qëndrojë diskret duke mos ja zbuluar fytyrën.