Pas ndeshjes së Florian Markut, boksieri përfundon në oksigjen pas nokautit (VIDEO)

0

Në stadiumin e Tottenham u zhvilluan disa duele të rëndësishme të boksit, aty ku mbrëmë edhe Florian Marku fitoi titullin IBF për peshat e mesme.

Në eventin elitar, pas boksierit shqiptar ishte radha e përballjes Callum Smith vs Lenin Castillo e cila përfundoi shumë shpejt por në mënyrë dramatike.

Smith në raundin e dytë i dha kundërshtarit një nokaut të frikshëm dhe nga pamjet e transmetuara, Castillo fillon të drithet e më pas merr ndihmën e mjekëve me oksigjen pasi situata mund të bëhej edhe më dramatike.

Për t’u vlerësuar është fakti që DAZN, largoi pamjet në momentin kur ekipi mjekësor po jepte ndihmën me oksigen për Lenin Castillo i cili më pas e mori veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu