Pas ‘paralajmërimit’ të Johnson, UK lëshon 65 sanksione të reja ndaj Rusisë/ ‘Goditen’ bankat, industria dhe elitat e biznesit

0

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar sapo ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar se ka aplikuar 65 sanksione të reja kundër Rusisë “duke synuar industritë strategjike, bankat dhe elitat e biznesit”.

Sanksionet e sotme synojnë industritë kryesore që mbështesin pushtimin e paligjshëm të Rusisë, duke përfshirë Hekurudhat Ruse dhe kompaninë e mbrojtjes Kronshtadt, prodhuesi kryesor i dronëve rusë. Grupi Wagner – organizata mercenarët rusë që thuhet se kanë për detyrë të vrasin Presidentin Zelenskiy – gjithashtu është sanksionuar.

Gjashtë banka të tjera janë në shënjestër, duke përfshirë Alfa Bank, bashkëthemeluesit e së cilës përfshijnë oligarkët e sanksionuar më parë Mikhail Fridman, Petr Aven dhe German Khan. Prodhuesi më i madh në botë i diamanteve Alrosa është gjithashtu i sanksionuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu