Pas plagosjes Spiro Iljadhit tentohet t’i digjet lokali, arrestohet në flagrancë ‘Ujku’

0

Një 32 vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi është kapur në tentativë e sipër për t’i vënë flakën, biznesit në pronësi Spiro Iljadhit, shtetasit të plagosur ditën e diel në qytetin bregdetar.

Luan Obznova që shihni në foton e mëposhtme është pikasur nga forcat e policisë, teksa po planifikonte të zhvillonte planin e tij, ku i është sekuestruar lënda djegëse.

Dyshohet se djegia e lokalit mund të jetë urdhëruar nga personat e dyshuar të cilët plagosën biznesmenin Iljadhi për të fshehur gjurmët.

Mësohet se ka qenë i dënuar më parë për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pasi të kryente aktin, 32 vjeçari kishte planifikuar të arratisej me anë të motorrit të tij.