19:03: Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega Paskuqan.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega Paskuqan u shpall Z. Anton Lek Pjetërnikaj me 86% të votave.
19:00 Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD, Dega 16 Tiranë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Dega 16 Tiranë u shpall Z. Eduard Gani Rexha me 69.7% të votave.
18: 51-Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi i votimit në PD Dega Skrapar.
Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD dega Skrapar u shpall Hajredin Bakiasi me 69% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falënderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.”, thuhet në njoftimin zyrtar,.