Pas takimit me Begajn, Meta i gatshëm për zgjedhje: Qytetarët duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste

0

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit me kreun e shtetit Bajram Begajn tha se mezi po pret datën e zgjedhjeve lolkale të 2023. Ai theksoi se PS në drejtimin e bashkive ka shpërdoruar fondet e qytetarëve, ndaj sipas Metës reagimi qytetar është domosdoshmëri.

“Diskutuam në lidhje me zgjedhjet e ardhshme dhe qëndrimi im ka qenë i qartë, sa më parë të shpallet kjo datë, brenda afateve kushtetuese dhe ligjore dhe besoj se kështu do të ndodhë. Sepse një orë e më parë, qytetarët duhet të shpëtojnë nga kjo zgjedhë moniste, nga ky shpërdorim skandaloz i taksave të tyre. Kjo ka ardhur si rezultat i degradimit të një pushteti tërësisht monist”, tha Meta.

I pyetur nëse kanë diskutuar për datë konkrete, Meta dha këtë përgjigje: “Data konkrete mendon se i takon vetë presidentit të republikës dhe nuk besoj se një javë më parë apo një javë më shumë, por është ai është ai që duhet të gjykoj, me rëndësi që data të vihet sa më parë”, shtoi Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu