Pas tërheqjes së Realit, ja cila skuadër del në vend të parë për të blerë yllin francez!

0

ANGLI – Skuadra Merenga ka ndryshuar taktikën dhe nuk do të vazhdojnë me blerjen e Kylian Mbappe, edhe nëse ai është i lirë në verë nga Paris Saint-Germain.

Presidenti i skuadrës spanjolle, Florentino Perez, nuk dëshiron të prishë ekuilibrat duke i ofruar një kontratë me një pagë vjetore më shumë se 20 milionë euro superyllit francez, ndërsa ylli i ri i “Blancos”, Jude Bellingham, fiton nëntë milionë euro.

Kështu, sipas “Le Sport 10”, tashmë skuadra e Jurgen Klopp duket se është favorite për blerjen e Mbappes. Dhe kjo sepse Mohamed Salah pritet të jetë një lojtarë i së kaluarës në fund të sezonit.

Al Ittihad po pret në qoshe për egjiptianin dhe pritet të bëjë një lëvizje të re pasi një ofertë prej 220 milionë euro u refuzua nga Liverpool verën e kaluar.

Jurgen Klopp e sheh Kylian Mbappe si pasardhësin ideal të Salah dhe dëshiron që fondet e tij nga Arabia Saudite të përdoren për të sjellë emrin më të madh në tregun e futbollit të momentit në Anfield.

Në fakt, skenarët e shfaqur lënë të hapur mundësinë që kjo domino zhvillimesh të ndodhë nga janari i ardhshëm!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu