Lejleku është në fluturim për Mauro Icardin dhe Wanda Narën, pas tradhëtisë me China Suarez? Prej javësh flitet për një shtatzëni të gjashtë të agjentes dhe sipërmarrëses bionde, e cila nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e saj për të patur një familje të madhe.
Megjithatë, me sa duket, dikush nuk mendon si Wanda. Kjo është motra e saj, Zaira, e cila ka bërë një rrëfim të rëndësishëm në emisionin televiziv argjentinas “Flor de equipo”.
Zbulimi i Zairas, motrës së Wanda Narës: “Unë nuk jam gati për një nip tjetër. Tashmë i kam pesë! Dje më duhej t’i çoja në shtëpi, t’i ktheja te prindërit e tyre dhe më duhej të bëja dy udhëtime, sepse kam një makinë normale dhe nuk përshtateshin të gjitha bashkë, – tha ajo.
Një fëmijë i gjashtë për të legjitimuar dashurinë? Ajo është. Për mua tani Wanda duhet ta shijojë jetën. Vajza më e vogël është pesë vjeç,”– shtoi Zaira. Modelja tha gjithashtu, se fëmijët e Wanda dhe Mauro, nuk duan vëllezër apo motra të tjera: “Unë i pyeta ata personalisht dhe ata janë krejtësisht kundër.”