Pas udhëtimit në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, ku mori pjesë në mbledhjen e OKB-së, Rama do të jetë këtë të hënë në Kosovë për të kryer vizitën e parë si kryeministër i qeverisë së re të sapomandatuar.
Ftesa i është bërë nga kryeministri Albin Kurti i cili njëherazi e ka uruar edhe për mandatin e tretë dhe ashtu siç është traditë mes dy vendeve tona e ka ftuar për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Rama e ka pranuar ftesën dhe mësohet se bashkë me të do të jenë në Prishtinë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar.
Ndërkohë agjenda nuk është bërë e ditur, por takimi mes tyre pritet me shumë interes pasi në të kaluarën e afërt, kanë pasur edhe debate në distancë me nëjri tjetrin duke i shfaqur qartë mosmarrëveshjet mes tyre.
Përplasjet e tyre dhe mosmarrëveshjet kryesore kanë qenë lidhur me atë që njihet si “minishengeni ballkanik” apo Open Balkan.
Rama ka këmbëngulur se ky organizim nuk dëmtonte Kosovën por përkundrazi, ndërsa Kurti e konsideron minishengenin si një plan të Serbisë, prej ku të dy vendet shqiptare do të dalin të humbura.