Pas zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë, “Rithemelimi” bën lëvizjen e rradhës, çfarë pritet të ndodhë të premten

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka njoftuar mbledhjen e rradhës së këtij organi, ditën e premte për të zhvilluar zgjedhje të tjera sa u takon disa prej pozicioneve drejtuese brenda partisë Demokratike.

Njoftim për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike!

Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD.

Edi Paloka
Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD

Kujtojmë se ditën e sotme u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e kryesisë së PD, ku nga 47 emra të propozuar 20 prej tyre u zgjodhën si anëtarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu