Pas zgjedhjeve, do të përsëritet “8 janari”? Sali Berisha e zbulon nëse do të shkojë në selinë e PD-së…

0

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i vendosur se do të rikthehet në selinë e PD-së por pa përcaktuar kohën se kur do të ndodhë.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Berisha nënvizoi se Basha nuk mund ta mbajë “peng” selinë e PD-së ndërsa shtoi se pas këtyre zgjedhjeve të gjithë demokratët do të reflektojnë.

Pas zgjedhjeve a do të rikthehesh sërish në selinë e PD-së? “Selia është e PD-së dhe logoja është e PD-së, ato mbahen të pushtuara por ne do të marrim vendime në kohë të duhur. S’mund të heq dorë nga selia e PD-së nuk mund të mbahet peng ajo godinë”, tha fillimisht Berisha.

A do të ketë një tjetër “8 janar” në selinë e PD-së? “Nuk do të mbaj më të pushtuar, por jam i bindur që mesazhi i 6 marsit do të interpretohet mirë nga çdo demokrat kam shumë bindje për këtë”, përfundoi Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu