Pasagjeri godet me mjet prerës stjuardesën dhe tenton të hapë derën e emergjencës

0

SHBA- Një burrë u arrestua pasi u përpoq të hapte një derë daljeje emergjente dhe të godiste me mjet metalik një stjuardesë në një fluturim të United Airlines. FBI po heton raportet për sulmin e tmerrshëm në ajër gjatë një fluturimi nga Los Angeles në Boston. Videoja e siguruar nga ABC News tregon të dyshuarin 33-vjeçar, Francisco Severo Torres, duke bërtitur nga një vend pranë daljes së urgjencës, të cilën hetuesit thanë se ai dyshohet se u përpoq ta hapte.

“Unë po e marr përsipër këtë aeroplan”, dëgjohej duke thënë i dyshuari.

I dyshuari u pa gjithashtu duke nxituar nëpër korridor, duke mbajtur një lugë metalike, të cilën hetuesit thanë se e ktheu në armë ndërsa ishte në banjë. Dyzet e pesë minuta para uljes, i dyshuari u përplas me stjuardesat, duke u përpjekur të godiste tre herë me lugë në qafë njërën prej tyre. Por, fatmirësisht, ai goditi vetëm jakën e këmishës dhe kravatën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu