Pasaporta i doli me shenjë të kuqe, pista e parë për arrestimin e Noizyt

0

Reperi Rigels Rajku ose Noizy siç njihet nga publiku është arrestuar ditën e djeshme në mbrëmje në pikën kufitare të Vermicës dhe është dërguar në stacionin policor në Prishtinë dhë shkak pët këtë dyshohet se mund të jetë një nga konfliktet e vjetra të tij.

Ai është arerstuar sepse sistemi kufitar ka treguar pasaportën e reperit me shenjë të kuqe. Ndaj Noizyt ka pasur një urdhër-arresti por ende nuk dihet arsyeja zyrtare e kësaj prangosjeje. Hipopteza e parë hidhet lidhet me sherrin e fortë që Noizy ka pasur në vitin 2016 me reperin Cozman, emri i vëretë i të cilit është Ylber Ahmetllari.

Më 13 shtator të vitit 2016, në parkingun para një hoteli në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova. Si pasojë e kësaj përleshje mbetën të lënduar disa persona, përfshirë këtu edhe Noizyn, i cili përfundoi në spital, ku iu hoq një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërsa Visar Shala, i njohur në tregun e muzikës me nofkën ‘Skivi’, ishte vetëm dëshmitar në këtë proces gjyqësor.  Cozman pagoi një gjobë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa Noizy u la i lirë. Ndoshta pas gjashtë viteve, policia ka shoqëruar Noizyn lidhur me sherrin e madh.

Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik dhe aktorit Blerim Destani. Madje postimi i fundit i Rajkut është nga aeroporti ku shihet brenda në avion në Zvicër teksa niset drejt Kosovës. Vetë reperi, miqtë apo të afërmit e tij nuk kanë bërë asnjë reagim në lidhje me këtë arrestim.