Pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë, deputetët serbë ikën nga konferenca rajonale

0

SERBI- Pas fjalimeve të delegacioneve nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Herzegovina deputetët e Serbisë, të udhëhequra nga zëvendëskryetarja Snezhana Paunoviç janë larguar sot nga Konferenca Rajonale për Procesin e Berlinit. Ndërkohë deputetja Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook tha se gjatë kësaj konference u përsërit roli destabilizues i Serbisë në rajon dhe përgjegjësia e Beogradit në sulmin terrorist në Banjskë.

“Pas fjalimeve të delegacioneve tona nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, deputetët serbë të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, Snezhana Paunoviq, lëshuan konferencën rajonale në Petrovac të Malit të Zi. Në të vërtetë, ne nuk thamë asgjë që nuk dihet: Serbia është faktor destabilizues në rajon dhe se ajo duhet të marrë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Këtë të vërtetë, por edhe shumë të tjera që ndërlidhin direkt presidentin Aleksandër Vuçiç, do t’ua themi në çdo takim të mundshëm. Derisa Serbia po ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale, siç ishte rezoluta e OKB-së për gjenocid në Srebrenicë, Kosova do të vazhdojë në rrugën e saj të paalternativë për anëtarësim në BE dhe NATO” shkroi Deliu-Kodra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu