Ish-gruaja e reperit Stresi, postoi një foto në Instastoryn e saj ku u la të nënkuptohej se kishte dalë me një mashkull tjetër.
Në lidhje me foton reperi shqiptar reagoi duke thënë: Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë.
Kjo deklaratë ka patur një kundërpërgjigje nga Kejsi e cila i ka kujtuar tradhtinë në hotel me një 20-vjeçare.
“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde! Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund.,”- ka shkruar ajo.