Pasi dy influencere pretendonin se kishin kryer marrëdhënie me
Cristiano Ronaldo mohoi kategorikisht çdo akuzë se kishte pasur marrëdhënie me një grua tjetër përveç partneres së tij Georgina Rodriguez, duke thënë se çdo koment për këtë çështje është “i rremë dhe shpifës”.
Nëpërmjet zëdhënësit të tij, Cristiano informoi shtypin në Portugali, vendin e tij të lindjes se deklaratat e bëra nga dy influencuere, të cilët pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie me të, janë krejtësisht të rreme.
Pretendimi i parë për këtë erdhi nga kiliania Daniella Chavez, e cila madje siguroi se ka video për të vërtetuar pretendimet e saj dhe se nuk gënjen se ka pasur një takim seksual me një nga sportistët më të famshëm në botë. Daneilla tha:
Nëse dikush bën seks me një person tjetër që nuk është partneri i tij, por është një person i lirë në mendje dhe trup pa dhënë shpjegime, a është kjo tradhti? Pra me Cristiano ne jemi të pabesë? Ishte thjesht seks dhe me leje nga ana ime, jo e tij!
Ish-modelja e Playboy thotë se nuk ka mundur t’i heshtë më thashethemet dhe për këtë ka zbuluar se çfarë pretendon se ka ndodhur me Cristianon. Menjëherë, deklarata e saj krijoi një ortek komentesh në Twitter dhe ajo përsëriti versionin e saj të historisë për të kundërshtuar çdo akuzë se ishte e gjitha shpikja e saj:
Unë madje kam një video, por nuk mund ta ngarkoj, sepse është e tij duhet privatësi sepse jemi pa rroba.
Ajo u pasua nga venezuelianja Georgilaya, e cila pretendon se ka pasur një takim intim me portugezin para fillimit të Kupës së Botës në Katar 2022. Në deklaratën e saj ajo tha: “Ishte konsensuale nga ana ime, por pavarësisht kësaj u ndjeva e manipuluar, për shkak të famës dhe fuqisë së Cristianos”, tha ajo.