Dy djem të mitur u arrestuan për vrasje në Londër pasi goditën dy herë me thikë në mushkëri një burrë pasi ai shkoi në ndihmë të vajzës së tij 17 vjecare pasi dy djemtë po i bërtisnin dhe kërcënonin.
Policia bën me dije se atat po i bërtisnin vajzës dhe mbanin në dorë shufra metalike tuke i tundur. Bashkëshortja e Jamie, burrit që u vra në mënyrë makabre nga të rinjtë tha se e kishte parë ngjarjen në rrugë dhe se nuk ishte hera e parë që i shihte rreth e rrotull duke theksuar se vajza e saj nuk i njihte.
Fqinjët e tmerrruar thanë se po dëgjonin britmat e gruas së Jamie kur ai vdiq vetëm disa metra larg derës së tyre.
Një tjetër banor shtoi: “Unë pashë huliganët që vraponin lart e poshtë në këtë dhe atë anë.Jamie , babai i 3 fëmijëve ishte një njeri i sjellshëm. Ishtë e tmerrshme të dëgjonim gruan e tij duke thirrur ashtu në dëshpërim”
Inspektori detektiv John Marriott, i Komandës së Specializuar të Krimit të Met, tha: “Ne besojmë se James u përball me një grup të rinjsh që shkaktuan një shqetësim dhe u godit me thikë si rezultat.
“Brutaliteti i kësaj përgjigjeje është përtej tronditëse dhe mendimet tona janë me familjen e James, e cila është lënë e shkatërruar nga humbja e tyre. Po mundohemi të zbulojmë se cfarë ka ndodhur vërtet”.