Pasi goditi Gjestin, Jozefin Marku merr këtë vendim drastik

0

Jozefin Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut pas incidentit me Gjestin, të cilin e goditi me shuplakë në momentin e largimit nga shtëpia.

Situata solli shumë reagime në rrjete sociale dhe përfundoi me shoqërimin e tij nga Policia, për t’u liruar mëngjesin pasardhës. Jozi deklaroi në polici se e ndërmori veprimin pasi sipas tij se ishte provokuar vazhdimisht nga Gjesti.

Por tashmë një tjetër detaj ka tërhequr vëmendje: llogaria e tij në Instagram është fshirë ose çaktivizuar.

Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje personale për të shmangur presionin dhe komentet, apo profili i tij në Instagram është sulmuar.

Publiku mbetet në pritje të një reagimi apo sqarimi nga vetë Jozi në ditët në vijim.