Pasi iu “hakërrye” NATO-s, Kuleba i drejtohet homologes gjermane: Na duhen armë të rënda

0

“Situata është aq e vështirë në Donbas sa forcat ukrainase kanë nevoje për më shumë armë të rënda, sa më shpejt të jetë e mundur.”

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një bisede telefonike me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

“Fola me homologun tim gjerman Baerbock dhe e informova për situatën e vështirë në Donbas. Ne kemi nevojë për më shumë armë të rënda dhe që duhet që të na dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur për të zmbrapsur sulmet ruse,” shkroi Kuleba në Twitter.

Në takim u diskutua gjithashtu rreth “sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë dhe statusit të Ukrainës si vend kandidat për t’u anëtarësuar ne NATO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu