Pasi kaloi Covid-19, flet kryetari i bashkisë së Librazhdit

0

 

Me rritjen e numrit të te infektuar nga Covid 19 çdo ditë në rang vendi, e njëjta situatë paraqitet në bashkinë e Librazhdit ku numri i të infektuarve në shumicën e rasteve e kalon numrin dhjetë persona të infektuar në 24 orë.

Kryetari i Bashkise Librazhd Kastriot Gurra ndan eksperiencën e tij me Covid 19 dhe u bën thirrje të gjithëve të ndërgjegjesohen dhe të mos nënvleresojnë për asnjë moment masat Anti-covid të vendosura nga qeveria si te vetme mundësi për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.

“Për fat të keq kemi shmangur pritjen e njerzëve të cilët pë rnjë arsye apo një tjetër duan të paraqiten pranë zyrave të bashkisë Librazhd. Kemi krijuar kontakte me numrin e korrespondencës, telefonave emaile në mënyrë që të kemi më pak kontakte.

Një pjesë e punonjësve po punojnë nga shtëpia, me qëllim që sa më i vogël të jetë kontakti për të infektuar njerëz të tjerë. Në bëjmë gjithçka mundemi, por kjo është e pamjaftueshme, mënyra më e mirë për të garantuar një numër të ulët të vetë infeksionit, është vetë personi. Nëse ne çdo person bindet se kjo është një sfidë reale që rrezikon jetën, dhe respektojmë masat e distancimit social sigurisht që ne pastaj do të fitojmë këtë betejë.”- tha Gurra, për Fax News.

Edhe pse në valën e dytë pandemisë, ekzistojnë akoma njerëz të cilët e shikojnë Covid 19 si një grip të lehtë i cili po zmadhohet për arsye politike.

Ndërkohë dita ditës po ulet numri i personave që shkojnë për të bërë tamponin edhe pse mund të kenë simtomat e Covid 19, kjo pasi kanë frikë të shtrimit në Spitalet Covid dhe dëshirojnë ta kalojnë me mjekim në banesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu