Rreth orës 02:00 në një lokal në fshatin Bishnicë pas një konflikti të çastit A. Ç., rreth 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri tip automatik B. Sh.
Një sherr në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, rreth orës 02:00 në një lokal në fshatin Bishnicë pas një konflikti të çastit A. Ç., rreth 35 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri tip automatik B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Pas sinjalizimit, policia ka nisur hetimet duke shpallur në kërkim autorin e plagosjes, që u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.