Në fund të të konferencës, organizatorja e mbylli pa i dhënë të drejtën të bëjnë pyetje gazetarëve kosovarë, cka ka sjellë acarimin e tyre, të cilët kanë filluar të kërkojnë llogari.
Në një moment Rama dëgjohet që i thotë “Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.” Nga ana tjetër, gazetarët nga Kosova e quajnë këtë të padrejtë dhe se kanë udhëtuar nga Kosova për të bërë pyetjet.
Pjese nga biseda:
Organizatorja: Për shkak të axhendës duhet ta mbyllim.
Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.
Edi Rama: Me mua po por zonja Merkel nuk iu ka asnjë borxh.
Gazetarët: Mediat e Kosovës…asnjë nga ne se le…në fakt e patën për zonjën Merkel. Zoti Rama, tërësisht u injoruam. Është e padrejtë. Kemi ardhur nga Kosova.
Kjo përplasje e Ramës me gazetarët nga Kosova vjen vetëm pak minuta pasi Kryeministri shqiptar nuk i kurseu kritikat për Kosovën në sy të Kancelares Merkel.